Erbil Başay
16 qershor 2017•Përditësim: 17 qershor 2017
BERLIN (AA) - Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Stephan Holthoff-Pförtner, avokati i Kohl në një deklaratë për agjencinë gjermane të lajmeve (DPA) ka konfirmuar se Helmut Kohl ka ndërruar jetë.
Gjithashtu edhe Partia Bashkimi Demokratik Kristian (CDU) në llogarinë e saj në Twiter ka bërë postimin "Jemi në zi. #RIP #Helmut Kohl".
Në lajmin e gazetës "Bild" vihet në dukje se Helmut Kohl ka ndërruar jetë këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Ludwigshafen.
Kohl, ka lindur në vitin 1930 në qytetin Ludwigshafen dhe ka mbajtur postin e kacelarit të Gjermanisë përgjatë viteve 1982-1998.
Ai i cili deri më tani është personi që ka mbajtur më gjatë detyrën e kancelarit për 16 vite, ai gjithashtu edhe gjatë viteve 1969-1976 ka kryer detyrën e kancelarit të Rheinland-Pfalz.
Kohl ka qenë një prej personaliteteve shtetërore më të rëndësishëm të Gjermanisë dhe Evropës dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në bashkimin e dy Gjermanive.