jeta

Restoranti në qytetin turk Trabzon ofron ushqim për macet e pastreha

Restoranti ka ndërmarrë një projekt kuptimplotë për të ushqyer macet e pastreha që kanë vështirësi të gjejnë ushqim në kushtet e motit të ftohtë

Meltem Yılmaz Karakurum  | 11.03.2025 - Përdıtësım : 12.03.2025
Restoranti në qytetin turk Trabzon ofron ushqim për macet e pastreha

Trabzon

Një restorant në qytetin Trabzon në pjesën e Detit të Zi në Türkiye, ka ndërmarrë një projekt kuptimplotë për të ushqyer macet e pastreha që kanë vështirësi të gjejnë ushqim në kushtet e motit të ftohtë, raporton Anadolu.

Një restorant në lagjen Cumhuriyet në qytezën Ortahisar, u ofron klientëve kolonjë, karamele dhe karafil pas vaktit të tyre, si dhe ushqim për të ushqyer macet e pastreha që kanë vështirësi të gjejnë ushqim në mot të ftohtë.

Klientët që frekuentojnë restorantin, ofrojnë kontribut në ushqyerjen e maceve endacake duke u lënë atyre në zona të përshtatshme ushqimin që marrin nga arka.

Shefi i restorantit, Yakup Öztürk tha për Anadolu se ata kanë realizuar një projekt të mrekullueshëm të përgjegjësisë sociale në Trabzon.

Öztürk deklaroi se macet e pastreha e kanë të vështirë të gjejnë ushqim në kushtet e motit të ftohtë. "Ne, si biznes në Trabzon, vendosëm të fillojmë një projekt të përgjegjësisë sociale. Normalisht klientëve tanë u ofrohen kolonja, karamele dhe karafil te arka pas vaktit të tyre. Përveç karameleve, kolonjës dhe karafilit ne u ofrojmë ushqime për të ushqyer macet në rrugë", tha Öztürk.

"Unë dua që jetët (kafshët) tona në rrugë të ushqehen ashtu siç ushqehemi edhe ne. Mirësia shumëfishohet kur ndahet. Po marrim reagime shumë pozitive. Jemi të lumtur", shtoi më tej Öztürk.

Mehmet Can Birinci, një prej klientëve vuri në dukje se e gjen shumë kuptimplotë këtë projekt që ka vendosur në zbatim restoranti. Pasi tërhoqi vëmendjen se kjo është një shembull solidariteti ai përgëzoi ata që kanë ndërmarrë këtë projekt.

Alihan Mert Çolak, një tjetër klient tha se projekti është shumë kuptimplotë. "Mendoj se të gjithë duhet të bëjnë këtë aktivitet që bën restoranti", tha Çolak.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.