jeta, archive

Tensionohet situata në Tovarnik të Kroacisë, refugjatët thyejnë kordonin e policisë

Një prej refugjatëve humbi vetëdijën dhe ai ndodhet në gjendje kritike, duke pasur parasysh se ambulanca e ka të vështirë të depërtojë nëpër turmën në mënyqë që në kohë t'i ofrojë ndihmë atij.

17.09.2015 - Përdıtësım : 17.09.2015
Tensionohet situata në Tovarnik të Kroacisë, refugjatët thyejnë kordonin e policisë

TOVARNIK (AA) – Refugjatët në stacionin hekurudhor në Tovarnik, në afërsi të kufirit me Serbinë, pasi që tërë ditën e kaluan duke pritur transportin deri në qendrat e pranimit, kanë thyer kordonin policor të vendosur ndërmjet masës dhe vendit ku në grupe hyjnë në autobus.

Siç raporton korrespodenti i Anadolu Agency (AA), pjesëtarët e policisë bëjnë përpjekje për të rivendosur rendin, por gjatë thyerjes së kordonit nuk kanë përdorur forcë për të parandaluar këtë. 

Njerëzve të lodhur në ndihmë iu erdhën ekipet e mjekësisë-ambulanca. Një prej refugjatëve humbi vetëdijen dhe ai ndodhet në gjendje kritike, duke pasur parasysh se ambulanca e ka të vështirë të depërtojë nëpër turmën në mënyrë që në kohë t'i ofrojë ndihmë atij. 

Siç raporton AA, sot nga ky vend janë larguar shtatë autobusë me refugjatë në drejtim të qendrave të pranimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın