Mustafa Melih Ahıshalı
11 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
TEHERAN (AA) – Një e re iraniane ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Penale në Teheran që t'i lejohet asaj të martohet me të riun të dënuar me vdekje për shkak të një vrasjeje të kryer, i cili është duke pritur ekzekutimin e dënimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Mizan raporton se vajza e paidentifikuar ka parashtruar kërkesën e saj në tentativë për të shpëtuar jetën e të dënuarit me vdekje të cilin nuk e kishte njohur më parë, ndërsa për rastin tha se ishte njoftuar përmes vëllait të saj i cili vuan një dënim në burg.
"Vëllai im është në njërin nga burgjet në Teheran. Ai e ndanë qelinë me Hasanin i cili në vitin 2009 kishte vrarë nipin e tij për çka është dënuar me vdekje. Dënimi është konfirmuar edhe nga gjykata Themelore” ka pohuar vajza.