Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Anija turistike me 800 pasagjerë me COVID-19 ankorohet në Australi

Anija “Majestic Princess”, me rreth 4.600 pasagjerë dhe ekuipazh, u kthye nga Zelanda e Re pas një lundrimi 12-ditor, me rreth 20 për qind të tyre që vuajnë nga COVID-19, tha Sky News

Ekip  | 12.11.2022 - Përdıtësım : 14.11.2022
Anija turistike me 800 pasagjerë me COVID-19 ankorohet në Australi

Ankara

Një anije turistike me rreth 800 pasagjerë pozitivë me COVID-19 u ankorua në Sidnej të Australisë sot, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anija “Majestic Princess”, me rreth 4.600 pasagjerë dhe ekuipazh, u kthye nga Zelanda e Re pas një lundrimi 12-ditor, me rreth 20 për qind të tyre që vuajnë nga COVID-19, tha Sky News.

“800 persona janë konfirmuar si raste me COVID-19, shumica e tyre pasagjerë”, citohet të ketë thënë Marguerite Fitzgerald, presidente e kompanisë së shëtitjeve Carnival Australia.

Ajo ka shtuar se shumica e tyre kanë simptoma të lehta dhe janë izoluar në kabinat e tyre.

Autoritetet kanë lejuar pasagjerët me koronavirus të zbresin nga anija pas mbërritjes së tyre dhe i kanë këshilluar të mos përdorin transportin publik deri në shtëpi.

“Po punojmë me të gjithë mysafirët që kanë rezultuar pozitivë në COVID-19 për t’i ndihmuar ata të kenë qasje në transportin privat dhe akomodimin për të përfunduar periudhën e tyre të izolimit”, ka thënë Fitzgerald.

Shteti i Uellsit të Ri Jugor tashmë po përballet me një valë të re të COVID-19, me 974 pacientë në spitale dhe mbi 7.000 raste të raportuara këtë javë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın