Zehra Nur Düz
07 Gusht 2020•Përditësim: 07 Gusht 2020
Në Arabinë Saudite deri më tani gjithsej 285.793 persona janë konfirmuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.567 të konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë saudite të Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 3.093, me 38 vdekje të reja të regjistruara, ndërsa deri më tani janë regjistruar gjithsej 248.948 pacientë të shëruar nga virusi.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura në botë.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, me koronavirus janë konfirmuar mbi 19.1 milionë raste, nga të cilat mbi 11.6 milionë janë shëruar dhe mbi 716 mijë kanë vdekur.