Can Erözden
12 Tetor 2020•Përditësim: 12 Tetor 2020
Babai i legjendës së klubit italian të futbollit Roma, Francesco Totti, vdiq sot si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
E përditshmja italiane Corriere della Sera tha se 76-vjeçari Enzo Totti vdiq nga COVID-19 në spitalin Spallanzani të Romës, ku ai po trajtohej.
I njëjti burim shtoi se Enzo kishte një sulm në zemër disa vjet më parë, duke e vendosur atë në grupin e personave që janë në rrezik të lartë nga virusi.
Në Twitter, klubi i Romën i shprehi ngushëllime familjes Totti.
44 vjeçari Francesco Totti kaloi tërë karrierën e tij 24-vjeçare te Roma.
Përpos kësaj, ai ndihmoi ekipin kombëtar italian të fitonte Kupën e Botës FIFA 2006, ndërsa Totti u tërhoq nga futbolli në vitin 2017.