Berad Büyük
30 Prill 2020•Përditësim: 30 Prill 2020
Etapat e Kampionatit Botëror MotoGP 2020 që planifikoheshin të zhvillohen në Gjermani, Holandë dhe Finlandë, u anuluan për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga uebfaqja e garës, thuhet se Çmimi i Madh i Gjermanisë që planifikohej të zhvillohet më 19-21 qershor, Çmimi i Madh i Holandës më 26-28 qershor dhe Çmimi i Madh i Finlandës më 10-12 korrik janë anuluar.
Hapja e sezonit që planifikohej të bëhej në Katar ishte anuluar, ndërsa ishin shtyrë garat në Tajlandë, SHBA, Argjentinë, Spanjë (2), Francë dhe Itali.