Hüseyin Burak Demirer
12 Nëntor 2020•Përditësim: 13 Nëntor 2020
Simon Roberts, shef i ekipit të Formula 1 Williams-Mercedes ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Roberts, i cili u emërua shef i përkohshëm pasi aksionet e Williams Grand Prix Holding iu shitën Dorilton Capital, u testua për koronavirusin dhe rezultati ishte pozitiv
Në njoftimin e ekipit thuhet se Roberts ka simptoma të buta dhe do të kalojë 10 ditë në izolim për shkak të cilës nuk do të marrë pjesë në Grand Prix të Turqisë që do të mbahet në Stamboll.