Havva Kara Aydın
26 Prill 2020•Përditësim: 27 Prill 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë është rritur në 22.856, pasi 242 viktima të reja nga ky virus u regjistruan në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria franceze e Shëndetësisë konfirmoi 5.385 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve nga ky virus shkon në 191.358.
Autoritetet shëndetësore thonë se 28.217 pacientë të prekur nga koronavirusi po trajtohen në spitale, 4.682 prej të cilëve janë në kujdes intensiv.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.9 milionë, me rreth 205 mijë të vdekur dhe rreth 860 mijë të shërëuar.