Greqi, kthehet në punë stafi mjekësor i pezulluar për refuzimin e vaksinimit kundër COVID-19
Pas një vendimi të Këshillit të Shtetit të Greqisë, 2 mijë punonjës janë rikthyer në punë pas një pezullimi prej 16 muajsh
Ankara
Stafi i kujdesit shëndetësor në Greqi, që u pezullua për refuzimin e vaksinimit kundër koronavirusit COVID-19, ka filluar të kthehet në punë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas transmetuesit publik ‘ERT’, pas një vendimi të Këshillit të Shtetit të Greqisë, 2 mijë punonjës janë rikthyer në punë pas një pezullimi prej 16 muajsh.
Federata Panhelene e Punonjësve të Spitaleve Publike (POEDIN) njoftoi se kthimi i punonjësve të Sistemit Shëndetësor Kombëtar dhe shërbimit të ambulancës EKAB do të jetë një “frymëmarrje e madhe për sistemin”.
“Sikur të mos ekzistonin dy vendimet e Këshillit të Shtetit, sot do të flisnim për pushime nga puna të stafit të pa vaksinuar dhe jo për kthimin e tyre, siç kishte deklaruar vazhdimisht ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris”, tha POEDIN në një njoftim me shkrim.
POEDIN njoftoi se problemi i mungesës së stafit në sektorin e shëndetit publik grek mbetet i pazgjidhur, duke kërkuar nga qeveria të ofrojë pozicione të përhershme për të gjithë stafin me kontratë dhe që të punësojë më shumë punonjës të përhershëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.