Erdoğan Çağatay Zontur
16 Maj 2020•Përditësim: 17 Maj 2020
Në Itali në 24 orët e fundit kanë vdekur 153 persona nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 31.763, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me koronavirus është 224.760, prej të cilave 70.187 janë ende aktive.
Në 24 orët e fundit në Itali janë shëruar 2.605 pacientë nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është 122.810.
Numri i pacientëve që po trajtohen në kujdes intensiv është 775.
Deri më tani, në Itali janë kryer 2.944.859 teste të dyshuara për COVID-19.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimn e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.5 milionë, me pothuajse 310 mijë të vdekur dhe mbi 1.6 milionë të shëruar.