Bota, Koronavirusi

Kina u kërkon vendeve që kufizimet e udhëtimit të jenë "të drejta" dhe të bazohen në shkencën

Rritja e infeksioneve në Kinë ka nxitur vendet, si SHBA, Japonia dhe Italia, të zbatojnë kërkesa të reja për udhëtarët që vijnë nga Kina, përfshirë teste negative për COVID-19

Riyaz Khaliq Khaliq  | 29.12.2022 - Përdıtësım : 30.12.2022
Kina u kërkon vendeve që kufizimet e udhëtimit të jenë "të drejta" dhe të bazohen në shkencën

Istanbul

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, kërkesat për COVID-19 të vendosura nga vendet për udhëtarët nga Kina duhet të jenë "të drejta" dhe të bazohen në shkencën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton e përditshmja kineze ‘Global Times’, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Wang Wenbin, tha se "Kina beson se përgjigjet e të gjitha vendeve ndaj COVID-19 duhet të jenë të drejta dhe të bazohen në shkencën".

Kina po përballet me një rritje të infeksioneve pasi këtë muaj hoqi politikën e saj të rreptë "zero-COVID", pas trazirave dhe protestave të paprecedentë në disa pjesë të vendit.

Kjo ka nxitur vendet, si SHBA, Japonia dhe Italia, të zbatojnë kërkesa të reja për udhëtarët që vijnë nga Kina, përfshirë teste negative për COVID-19.

Hapat janë në kontrast me vendimin e Pekinit për heqjen e karantinës së detyrueshme për të gjithë vizitorët duke filluar nga 8 janari.

"Masat aktuale parandalojnë shkëmbimet normale midis njerëzve dhe ne shpresojmë se të gjitha vendet do t’i bazojnë vendimet e tyre në shkencë dhe do të sigurojnë një zinxhir të qëndrueshëm të furnizimit global dhe rimëkëmbjes ekonomike", tha Wang.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme tha se "fokusi" i Kinës në përgjigjen e saj ndaj COVID-19 "ka kaluar nga parandalimi i infeksionit në mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve të rënda".

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës gjithashtu ka njoftuar se nuk do të publikojë më shifra ditore të virusit, por në vend të kësaj do të publikojë shifrat në baza mujore.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.