Koronavirusi

Kosovë, 3 raste të reja të vdekjes dhe 205 të infektuar nga COVID-19

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, 205 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4.512

Agim Sulaj  | 11.07.2020 - Përdıtësım : 11.07.2020
Kosovë, 3 raste të reja të vdekjes dhe 205 të infektuar nga COVID-19

Prishtinë

Autoritetet Shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 3 persona të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 97 numrin e përgjithshëm të të vdekurve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 205 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4.512.

Rastet pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 388 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti i këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 27.304 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 61 pacientë të rinj, ndërsa deri më tani në nivel vendi numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 2.156.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın