Kosovë, një i vdekur dhe 40 raste të reja me COVID-19
Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, gjatë ditës së fundit 40 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1.234
Prishtinë
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit një person ka përfunduar me vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 31 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), gjatë ditës së fundit 40 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1.234.
Sa i përket të shëruarve, të dielën janë regjistruar gjashtë raste të reja, ndërsa deri më tani në nivel vendi janë shëruar 890 pacientë.
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 296 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 16.674 mostra.
Rastet e reja pozitive janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.