Agim Sulaj
26 Dhjetor 2021•Përditësim: 27 Dhjetor 2021
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24 orësh lidhur me rastet e reja me COVID-19, ka bërë të ditur se 1 person i infektuar me koronavirus ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 2.990, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 12 raste të reja me COVID-19, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.339.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.430 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.364.738 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 4 raste të reja të cilët janë shëruar nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 158.00, ndërsa numri i rasteve aktive është 349.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës. Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.