Agim Sulaj
16 Shtator 2022•Përditësim: 16 Shtator 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.199, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 15 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 271.989.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 203 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.974.747 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 25 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.662 ndërsa numri i rasteve aktive është 128.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 29 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.944 doza të vaksinës. Deri më sot 824.625 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.