Agim Sulaj
15 qershor 2022•Përditësim: 15 qershor 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.139, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 15 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 228.465.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 236 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.844.662 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar se nuk ka asnjë person të shëruar nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve mbetet në 225.259, ndërsa numri i rasteve aktive është 67.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës. Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.