Kosovë, 3 të infektuar dhe 1 i shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 3 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.186
Prishtinë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.202, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 3 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.186.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 82 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.979.348 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1 person që ka fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.976 ndërsa numri i rasteve aktive është 17.
Sa i përket procesit të vaksinimit, të dhënat njoftojnë për 11 doza të dhëna, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.687 doza të vaksinës. Deri më sot 824.871 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.