Agim Sulaj
30 mars 2022•Përditësim: 30 mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, me çka numri i viktimave mbetet 3.132, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 30 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e tyre në gjithsej 227.439.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.159 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.797.503 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 31 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 223.715, ndërsa numri i rasteve aktive është 592.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës. Deri më sot 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.