Agim Sulaj
17 Shkurt 2022•Përditësim: 18 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 5 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.086, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 411 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 224.480.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 3.820 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.739.779 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 2.582 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 214.885, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.509.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës. Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.