Ekip
11 Mars 2021•Përditësim: 12 Mars 2021
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve janë regjistruar 21 viktima dhe 947 raste të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 110.209, prej të cilëve 3.265 kanë vdekur.
Institucionet shëndetësore konfirmojnë se 397 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 96.570 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 10.374.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 555.367 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.450 teste të kryera gjatë ditës së fundit.