Ekip
29 Qershor 2021•Përditësim: 30 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan gjashtë raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë në vend në 155.682, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për të katërtën ditë me radhë vendi nuk regjistron asnjë viktimë si pasojë e COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve nga virusi mbetet 5.484.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 10 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 149.977.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 221.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.887 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 877.123 teste në vend.