Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 68 raste të reja dhe 3 të vdekur nga COVID-19

Vendi po ashtu regjistroi 40 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në 334.202 numrin e përgjithshëm të tyre

Ekip  | 27.10.2022 - Përdıtësım : 28.10.2022
Maqedoni e Veriut, 68 raste të reja dhe 3 të vdekur nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 68 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 344.031.

Në raportin e Ministrisë janë regjistruar tre viktima nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi rritet në 9.564.

Vendi po ashtu regjistroi 40 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në 334.202 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.181.930 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 659 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 265.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın