Husamedin Gina
02 Maj 2020•Përditësim: 03 Maj 2020
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuaar se janë regjistruar 45 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar rritet në 852, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë tha se një person tjetër ka vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 82 numrin e viktimave nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit po ashtu janë konfirmuar 15 raste të reja të koronavirusit, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë në vend janë konfirmuar gjithsej 1.506 të diagnostikuar me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 199 teste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 16.997.
Në kuadër të masave për luftimin e koronavirusit, vendi ka mbyllur institucionet arsimore, restoranet, kafenetë dhe baret, ndërkohë zbaton kufizimin e lëvizjes së lirë, gjegjësisht orë policore që për këtë fundjavë duke filluar nga e premtja zbatohet nga ora 14:00 deri në 05:00.