Dzihat Aliju
29 Qershor 2020•Përditësim: 30 Qershor 2020
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) 12 persona ndërruan jetë ndërsa janë zbuluar 132 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 6.209, numri i të shëruarve në 2.427 ndërsa numri i viktimave në 298. Aktualisht numri i rasteve aktive është 3.484.
Siç informon Ministria e Shëndetësisë sot janë raportuar 112 persona të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 868 teste ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 59.633.