Hüseyin Burak Demirer
21 Janar 2021•Përditësim: 22 Janar 2021
Në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA) bëhet e ditur se në testet për koronavirusin e ri (COVID-19) të kryera në javën e fundit kanë rezultuar pozitive testet e 11 lojtarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga NBA thuhet se gjatë periudhës 14-20 janar është kryer testimi i 502 basketbollistëve ku 11 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Personat me rezultate pozitive të testeve qëndrojnë në karantinë deri në lejimin e tyre në përputhje me protokollet shëndetësore të organizimit.