Mücahit Oktay
24 Prill 2022•Përditësim: 24 Prill 2022
Në SHBA ka tejkaluar 991 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Universitetit "Johns Hopkins" ka arritur në 80.971.930 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa ka arritur në 991.231 numri i viktimave nga COVID-19.
Me mbi 9 milionë e 192 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa pasojnë Teksasi me rreth mbi 6 milionë e 808 mijë dhe Florida me mbi 5 milionë e 942 mijë.
Po ashtu me 90.014 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me 88.018 dhe Florida me 73.830.
Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 82.3 për qind e qytetarëve mbi 5-vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 70.2 për qind dozën e dytë. Ndërkohë kanë marrë dozën përforcuese 47.4 për qind e qytetarëve mbi 12-vjeç që kanë përfunduar vaksinimin.
Mbi 257 milionë persona në vend kanë marrë dozën e parë, mbi 219 milionë të tjerë dozën e dytë dhe rreth 99 milionë dozën përforcuese.