Fatjon Cuka
27 Korrik 2021•Përditësim: 28 Korrik 2021
Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 31 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.922.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet në 2.456.
Gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.166 dhe raste aktive aktualisht janë 300.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.628 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 885.728 testime për personat e dyshuar me COVID-19.