Muhammed Enes Çallı
31 Mars 2020•Përditësim: 31 Mars 2020
Klubi anglez i Premier Ligës "Tottenham Hotspur" ka bërë të ditur se do të hapin stadiumin e klubit për njerëzit që janë të prekur nga shpërthimi i koronavirusit të i (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Nga sot stadiumi ynë do të përdoret për të mbështetur individë të cenueshëm nëpër komunitetet tona të prekura nga pandemia COVID-19", tha klubi i Londrës.
Tottenham tha se si pikënisje vend parkimi i bodrumit për makina është duke u përdorur si depo nga Aleanca e Ushqimit në Londër, një skemë e re e krijuar për të siguruar furnizime ushqimore për njerëzit më të rrezikuar brenda Londrës gjatë pandemisë COVID-19.
Kreu i klubit, Daniel Levy, tha se si klub kanë qenë gjithmonë të qartë lidhur me përkushtimin ndaj komunitetit më të gjerë, duke shtuar se ky veprim "kurrë nuk ka qenë më i rëndësishëm se tani".
"Jemi jashtëzakonisht krenarë për përpjekjet e të gjithëve të përfshirë në luftën kundër COVID-19 dhe sot e shohim vetëm si fillim të asaj që ne mund të bëjmë si klub për të ndihmuar", theksoi Levy.
Koronavirusi i ri, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në të paktën 178 vende dhe territore. Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, nga ky virus kanë humbur jetën rreth 37 mijë persona dhe janë konfirmuar mbi 779.500 raste të koronavirusit.