Turqia raporton afro 63 mijë raste të reja me COVID-19
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4 milionë, kurse numri i të vdekurve në 34.734, sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Ankara
Turqia raportoi 62.797 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.802 pacientë simptomatikë, dhe 279 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4 milionë, kurse numri i të vdekurve në 34.734, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Rreth 55.413 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,48 milionë.
Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.018, treguan shifrat e fundit.
Mbi 42,5 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 310.420 gjatë ditës së kaluar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.