Talha Yavuz
28 Tetor 2021•Përditësim: 28 Tetor 2021
Me 26.071 raste në 24 orët e fundit Ukraina regjistroi numrin më të lartë të rasteve ditore në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës, janë regjistruar edhe 576 vdekje në vend dhe janë kryer testime për COVID-19 ndaj 151.504 personave.
Me 26.071 raste në 24 orët e fundit në vend është regjistruar numri më i lartë i rasteve që nga fillimi i pandemisë.
Që nga maji në Ukrainë numri i rasteve kaloi në rënie, ndërsa në shtator filloi sërish rritjen.
- Me rreth 291 mijë vaksinime ditore arrihet shifra më e lartë
Në Ukrainë ku punimet e vaksinimit masiv filluan më 24 shkurt, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 291.985 persona duke arritur shifrën më të lartë të vaksinimeve në një ditë.
Numri gjithsej i personave të vaksinuar në vend ka arritur në 9.576.177.