Festivali i Kaikeve Fluturese, trashëgimi e pasur kulturore në Edmonton të Kanadasë
Festivali paraqet një festë kulturore krijuese dhe ndërvepruese e frymëzuar nga legjenda e kaikes fluturuese dhe traditat e kanadezëve francezë, Kombeve të Para (First Nations) dhe popullsisë Metis

Edmonton
Në Edmonton të Kanadasë ka filluar Festivali i Kaikeve Fluturese Volant, raporton Anadolu.
Njerëzit kanë mbërritur në Kampin e First Nation, një nga vendet e festivalit, përmes Parkut të Përroit Mill Creek në Edmonton.
Pavarësisht nga mbrëmja shumë e ftohtë me temperatura deri në -15 gradë celsiues, qindra njerëz morën pjesë në ditën e hapjes së Festivalit të Kaikeve Fluturese Volant të premten, një festë kulturore krijuese dhe ndërvepruese e frymëzuar nga legjenda e kaikes fluturuese dhe traditat e kanadezëve francezë, Kombeve të Para (First Nations) dhe popullsisë Metis.
Festivali përmban shtigje të ndriçuara, muzikë, instalime artistike dhe tregime. I mbajtur në përroin Mill Creek dhe zona të tjera historike, ai fton vizitorët të përqafojnë shpirtin e komunitetit dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Edmontonit përmes përvojave unike në natyrë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.