Kulturë

Indonezi, çel lulja më e madhe në botë "Rafflesia Arnoldii"

Madhësia e lules "Rafflesia Arnoldii" mund të shkojë deri në mbi 100 centimetra

Dzihat Aliju  | 22.01.2025 - Përdıtësım : 23.01.2025
Indonezi, çel lulja më e madhe në botë "Rafflesia Arnoldii" Foto: Adi Prima / AA

Shkup

Lulja më e madhe në botë për nga diametri, Rafflesia Arnoldii, ka çelur sërish në pyllin Palupuah në provincën e Sumatrës Perëndimore të Indonezisë, raporton Anadolu.

Rafflesia Arnoldii, e cila është ndër speciet e rrezikuara për shkak të shkatërrimit të habitatit dhe shpyllëzimit, tërhoqi vëmendjen e vizitorëve.

Kjo bimë është një nga tri lulet kombëtare të Indonezisë. U njoh zyrtarisht si një "lule e rrallë" kombëtare me dekret presidencial në vitin 1993.

Madhësia e saj mund të shkojë deri në mbi 100 centimetra.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın