Kulturë

Instituti Yunus Emre Shkup hap kurs për instrumentin e bakllamasë në Qendër Zhupë

Drejtori i Institutit Yunus Emre Shkup bëri të ditur se kursi i bakllamasë do të zgjasë afërsisht gjashtë muaj dhe se kursin mund ta vazhdojnë për shkak të interesimit të madh

Dzihat Aliju  | 28.11.2024 - Përdıtësım : 28.11.2024
Instituti Yunus Emre Shkup hap kurs për instrumentin e bakllamasë në Qendër Zhupë Foto: Dzihat Aliju / AA

Shkup

Instituti Yunus Emre (YEE) Shkup hapi një kurs për instrumentin e bakllamasë në Qëndër Zhupë, komunë me shumicë turke, në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e hapjes së kursit të mbajtur në Shkollën Fillore Mustafa Kemal Atatürk në Qendër Zhupë, nën kujdesin e Ambasadës së Türkiyes në Shkup dhe me mbështetjen e Komunës Başakşehir të Istanbulit, morën pjesë kryetari i Komunës së Qendër Zhupës, Ariyan Ibrahim, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, administratorë shkollash, mësues dhe nxënës.

Drejtori i YEE-së Shkup, Arif Konak, në deklaratën e tij për gazetarët, tha se filluan kursin e bakllamasë, i cili u shpalos si ide gjatë vizitës së ambasadorit turk Fatih Ulusoy në Qendër Zhupë dhe me kërkesë të komunitetit turk.

Duke thënë se ka një interes të madh për kursin e instrumentit të bakllamasë, Konak tha: "Afërsisht 30 persona do të ndjekin kursin tonë të bakllamasë në Qendër Zhupë. Jemi shumë të lumtur që organizuam këtë kurs për t'ua mësuar këtë instrument të vlefshëm turk të rinjve tanë dhe t'ua përcjellim atë brezave të ardhshëm".

Konak theksoi se YEE Shkup dhe misionet e tjera turke po punojnë me të gjitha forcat për të përmbushur kërkesat e komunitetit turk nga lindja në perëndim të Maqedonisë së Veriut.

Duke deklaruar se kursi i bakllamasë që ata filluan në Qendër Zhupë do të zhvillohet në fundjavë, Konak falënderoi gjithashtu Komunën Başakşehir për dërgimin e instrumenteve.

Konak bëri të ditur se kursi i bakllamasë do të zgjasë afërsisht gjashtë muaj dhe se kursin mund ta vazhdojnë për shkak të interesimit të madh.


- "Është privilegj të mund të mbaj gjallë kulturën turke këtu".

Duke folur në program, kryetari i Qëndrës Zhupa, Ibrahim, falënderoi ambasadorin e Türkiyes në Shkup, Ulusoy, për mbështetjen e tij.

Duke shprehur besimin e tij se kursi do të jetë i dobishëm për njerëzit e komunës, Ibrahim tha: "Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që kontribuuan në organizim. Shpresojmë që të takohemi në të njëjtin vend pas disa muajsh dhe të shohim frytet e këtij organizimi mes nesh”.

Alpay Çako, i cili do të mbajë kursin e bakllamasë, u shpreh se interesimi i kursantëve për këtë instrumet është i kënaqshëm dhe tha se është privilegj të mbajë gjallë kulturën turke këtu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın