Kenia, komuniteti Maasai organizoi "olimpiadën" e tij për të festuar trashëgiminë kulturore
Gara ofron një mundësi për luftëtarët Maasai që të kanalizojnë aftësitë e tyre atletike duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së natyrës
Shkup
Komuniteti Maasai mbajti "Olimpiadën Maasai" në Kimana të Kenias më 14 dhjetor, për të festuar trashëgiminë e tyre kulturore, raporton Anadolu.
Kultura tradicionale e gjuetisë së luanëve u zëvendësua me ngjarje sportive si hedhja e shtizave, kërcimi dhe vrapimi për hir të ruajtjes së jetës së egër në vend.
Gratë e komunitetit performuan një vallëzim të gjallë me veshje tradicionale, duke i shtuar atmosferë festës shumëngjyrëshe kulturore të komunitetit Massai.
Gara ofron një mundësi për luftëtarët Maasai që të kanalizojnë aftësitë e tyre atletike duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së natyrës.
Maasai është emri i dhënë njerëzve indigjenë që jetojnë një jetë gjysmënomade në rajonin "Masai Mara", që ndodhet brenda kufijve të Tanzanisë dhe Kenias në Afrikë.
Ata flasin gjuhën Maa, e cila përfshihet në familjen e gjuhëve Nilo-Sahariane. Popullsia e përgjithshme e njerëzve Maasai që jetojnë në Tanzani dhe Kenia vlerësohet të jetë afërsisht 900.000.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.