Kulturë

Kosovë, shënohet Dita Botërore e Kafesë Turke

Në kohën e pauzës së punës, e cila për shumicën e punëtorëve mbahet në drekë, në ndërtesën e këtij instituti në lagjen “Pejton” të Prishtinës, u shtrua një tavolinë me llokume dhe kafe për qytetarët

Agim Sulaj  | 05.12.2024 - Përdıtësım : 06.12.2024
Kosovë, shënohet Dita Botërore e Kafesë Turke Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Në Institutin Yunus Emre në Prishtinë është shënuar 5 Dhjetori - Dita Botërore e Kafesë Turke, raporton Anadolu.

Në kohën e pauzës së punës, e cila për shumicën e punëtorëve mbahet në drekë, në ndërtesën e këtij instituti në lagjen “Pejton” të Prishtinës, u shtrua një tavolinë me llokume dhe kafe për qytetarët.

Dhjetëra persona u bashkuan për të shënuar këtë ditë të veçantë, duke shijuar kafenë turke të bërë me metoda të ndryshme, si me nxehtësi të zallit apo me energji elektrike.

Burra dhe gra të moshave të ndryshme, por edhe fëmijë, bashkë me kafetë shijuan edhe kulturën turke si dhe bënë fotografi në ambientet e Institutit Yunus Emre në Prishtinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.