Turqia, Kulturë

Mësuesi në pension transformon në vepër arti kërcellet e të korrurave

Mësuesit 76-vjeçar Yakar i bëri shumë përshtypje një pikturë e një dervishi rrotullues të bërë me kërcell gruri që pa në Kastamonu, ku shkoi me detyrë në vitin 1992

Muzaffer Çağlıyaner  | 17.01.2025 - Përdıtësım : 22.01.2025
Mësuesi në pension transformon në vepër arti kërcellet e të korrurave

Osmaniye

Hazım Yakar, një mësues në pension në Osmaniye, ka 32 vjet që kërcellet e të korrave që mbledh nga fushat i transformon në vepra arti, raporton Anadolu.

Mësuesit 76-vjeçar Yakar, i cili banon në qytezën Kadirli, i bëri shumë përshtypje një pikturë e një dervishi rrotullues të bërë me kërcell gruri që pa në Kastamonu, ku shkoi me detyrë në vitin 1992.

Yakar mendoi se kërcellin e të korrave mund të përdorte edhe në punimet e tij në kaligrafi, ndërsa filloi të eksperimentonte në këtë kontekst.

Duke përdorur kërcellin e të korrave në punimet e tij të kaligrafisë, Yakar krijoi piktura me vargje dhe kapituj nga Kurani i Shenjtë.

Ai vazhdon të përmirësohet çdo ditë në këtë drejtim dhe hapi ekspozitën e tij të 9-të personale në periudhën 32 vjeçare.

Pavarësisht moshës, Yakar vazhdon të krijojë piktura të reja dhe dëshiron këtë art t'ua përcjellë brezave të ardhshëm.

Hazım Yakar i tha gazetarit të AA-së se ka 45-50 vjet që interesohet për kaligrafinë.

Pasi shpjegoi se filloi të kombinonte kashtën me këtë art pasi u frymëzua nga një pikturë vite më parë, Yakar tha: "Sa më shumë e bëja, aq më shumë më pëlqente dhe vazhdova ta bëj edhe më shumë. Fillimisht fillova me të voglat. Më pas fillova të shkruaj gjërat më të vështira dhe kur i shkruaja, kënaqesha shumë. U përpoqa ta bëja me mirësinë e Zotit".

Yakar informoi se ai ka hapur 9 ekspozita me veprat e tij deri më sot, 1 prej të cilave ishte në Mersin.

Së fundmi, Yakar prezantoi veprat e tij për artdashësit në Kadirli dhe tha se gjysmën e të ardhurave që ka fituar nga kjo ekspozitë do ta dërgojë në Gaza.

Pasi deklaroi se ai e kalon shumicën e kohës në shtëpi duke praktikuar këtë art, Yakar u shpreh se ndjen kënaqësi nga ky art dhe se do të vazhdojë ta ushtrojë derisa të ketë forcë, duke shtuar se aktualisht ka edhe disa nxënës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.