Kulturë

Manastir, muzeu etnografik dhe automobilistik i çon vizitorët në një udhëtim në kohë

Në mesin e automjeteve që po ekspozohen në këtë muze janë edhe Simca Ariane i vitit 1953, si dhe automjete klasike Ford Taunus, Plymouth Valiant, Moskviç

Dzihat Aliju  | 02.10.2023 - Përdıtësım : 04.10.2023
Manastir, muzeu etnografik dhe automobilistik i çon vizitorët në një udhëtim në kohë Foto: Dzihat Aliju / AA

Shkup

Muzeu etnografik dhe automobilistik "Filip" në qytetin e Manastirıt në Maqedoninë e Veriut, i çon vizitorët në një udhëtim në kohë.

Anadolu vizitoi muzeun, i cili gjendet në fshatin Kërklinë, rreth 10 kilometra nga qendra e qytetit.

Në këtë muze, veçanërisht tërheqin vëmendjen e vizitorëve vendas por edhe të huaj automjetet klasike, motorët, biçikletat dhe mjete të ndryshme.

Në mesin e automjeteve që po ekspozohen në këtë muze janë edhe Simca Ariane i vitit 1953, si dhe automjete klasike Ford Taunus, Plymouth Valiant, Moskviç.

Përveç automobilave, vëmendjen e vizitorëve tërheqin edhe motoçikletat dhe biçikletat e modeleve të vjetra.

Në katin e dytë të muzeut gjenden dhoma të veçanta të emëruar si dhoma turke, hebreje dhe fshati. Në këto dhoma, lloje të ndryshme të sendeve dhe veshjeve që u përkasin kulturave të lartëpërmendura mirëpresin vizitorët.

Pronari dhe iniciatori i muzeut Boris Tanevski, për Anadolu rrëfeu karakteristikat e muzeut dhe koleksionin e automjeteve që i ka mbledhur ndër vite.

Këtë vit, muzeun më së shumti e kanë vizituar turistë nga Türkiye dhe Holanda.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.