Nata e Pashkëve shpërthen në ngjyra, ishulli grek Kios zhvillon “luftën tradicionale me raketa”
Nata e Ringjalljes së Krishtit, e cila është pjesë e festimeve të Pashkëve, në ishullin e njohur grek u shënua me tradita unike dhe të zjarrta të njohura si “lufta me raketa”

Üsküp
Kishat e Shën Markos dhe Panagia Erithiani, që ndodhen në ishullin grek Kios, kanë pritur vizitorë të shumtë të Shtunën e Madhe para festës së Pashkëve, raporton Anadolu.
Nata e Ringjalljes së Krishtit, e cila është pjesë e festimeve të Pashkëve, në ishullin e njohur grek u shënua me tradita unike dhe të zjarrta të njohura si “lufta me raketa”.
Në ngjarjen tradicionale vjetore në lagjen Vrontados, kongregacionet e kishave të Shën Markod dhe Panagia Erithiani lëshuan mijëra raketa të krijuar nga vetë ato drejt kambanoreve të njëra-tjetrës, duke krijuar një shfaqje vizuale spektakolare për shikuesit.
Në përgatitjen për ngjarjen, ekipet e qytetit instaluan rrjetë teli mbrojtës rreth ndërtesave në zonat ku janë lëshuar raketat, ndërsa zjarrfikësit morëm masa paraprake shtesë për të parandaluar zjarret e mundshme.
Zjarret e vogla të shkaktuara nga raketat u shuan me shpejtësi nga shërbimet e emergjencës.
Kjo traditë e transmetuar ndër breza, vazhdon të tërheq turma të mëdha dhe mbetet një nga zakonet më të habitshme të Pashkëve në ishullin Kios.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.