Popullsia e flamingove në Mesdheun Lindor dyfishohet në krahasim me vitin 2024
Numri i flamingove, i cili u regjistrua në 11.268 vitin e kaluar, tregoi një rritje të dukshme prej 106,8 për qind, duke arritur në 23.303

Ankara
Popullsia e flamingove në Mesdheun Lindor në Türkiye, rajon i ligatinave të rëndësishme, është më shumë se dyfishuar në krahasim me regjistrimin e shpendëve ujorë të vitit të kaluar, duke arritur në 23.303.
Një total prej 311.945 shpendësh uji nga 70 lloje u regjistruan gjatë regjistrimit të sinkronizuar të kryer në provincat juglindore të vendit, Adana, Mersin, Hatay dhe Osmaniye, si pjesë e rajonit “Palearktiku Perëndimor”, i cili përfshin Evropën, Afrikën e Veriut, Gadishullin Arabik dhe Azinë Perëndimore.
I kryer nga Shoqata e Kërkimeve të Natyrës në emër të Drejtorisë së 7-të Rajonale të Ruajtjes së Natyrës dhe Parqeve Kombëtare, regjistrimi vëzhgoi 23.303 flamingo në 15 ligatina në gjithë rajonin.
Numri i flamingove, i cili u regjistrua në 11.268 vitin e kaluar, tregoi një rritje të dukshme prej 106,8 për qind.
Përqendrimi më i lartë i flamingove u vu re në Lagunën Akyatan në rrethin Karatas të Adanasë.
- Rritje “shumë e vlefshme”
Hilmi Çatal, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së 7-të Rajonale të Ruajtjes së Natyrës dhe Parqeve Kombëtare, tha për Anadolu se regjistrimi i shpendëve ujorë në mes të dimrit në Mesdheun Lindor përfundoi midis 17-22 janarit.
Ai vuri në dukje se gjithsej 311.945 shpendë uji u numëruan në të katër provincat, me numrin më të madh që u përkiste zhytrave të zakonshme, ndjekur nga bajukat dhe flamingot.
“Në regjistrimin e shpendëve të ujit në mesdimër të vitit 2024, popullsia e flamingove ishte 11.268, dhe në vitin 2025, u rrit në 23.303”, tha ai, duke e përshkruar këtë rritje si “shumë të vlefshme”.
Duke folur për përpjekjet për ruajtjen e Deltës së Çukurovës, Çatal theksoi: “Arsyeja kryesore e rritjes së popullsisë është mbrojtja dhe përmirësimi i habitateve”.
“Në këtë drejtim, drejtoria jonë rajonale kryen në mënyrë aktive masa të tilla si aktivitete të rrepta të ruajtjes dhe monitorimit, luftimi i gjuetisë së paligjshme dhe parandalimi i degradimit të ekosistemit”, theksoi zyrtari.
Ai shtoi më tej se juridiksioni i tyre përfshin disa nga popullatat më të rëndësishme të shpendëve ujorë të Türkiyes, duke theksuar rëndësinë e tyre në monitorimin e biodiversitetit dhe përpjekjet e ruajtjes.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.