Kulturë

Xhamitë shumëngjyrëshe të Senegalit mahnitin me elegancën dhe hijeshinë e tyre

Në Senegal, ku 96 për qind e popullsisë është muslimane, çdo xhami spikat me ngjyrat dhe arkitekturën e saj unike

Fatma Esma Arslan Özdel  | 27.03.2025 - Përdıtësım : 29.03.2025
Xhamitë shumëngjyrëshe të Senegalit mahnitin me elegancën dhe hijeshinë e tyre

Dakar

I njohur për trashëgiminë e tij të pasur kulturore, Senegali, vend në Afrikën Perëndimore, bie në sy edhe me xhamitë e tij mbresëlënëse dhe shumëngjyrëshe, raporton Anadolu.

Xhamitë në rajone të ndryshme të vendit, ku arkitektura tradicionale islame takohet me stilin modern, ofrojnë një spektakël të veçantë vizual për vizitorët.

Në Senegal, ku 96 për qind e popullsisë është muslimane, çdo xhami spikat me ngjyrat dhe arkitekturën e saj unike.

Një nga këto xhami është xhamia "Mbour Serigne Saliou" në qytetin Mbour, 100 kilometra larg kryeqytetit Dakar.

E hapur në vitin 2015, kjo xhami ka një fasadë të jashtme të dominuar nga nuancat rozë e hapur dhe blu, të cilat krijojnë një kontrast mahnitës me palmat që rrethojnë oborrin e saj.

Ndërkaq, xhamia "Janatoul Mahwa" në qytetin Touba, dallohet me kupolën e saj të gjelbër dhe format e saj të rrumbullakëta elegante.

Në Dakar, xhamia "Touba Mamelles" tërheq vëmendjen me ngjyrat e saj rozë e zbehtë dhe kafe-tjegull, si dhe me minaret këndore.

Në qytetin Thies, 70 kilometra larg kryeqytetit, xhamia "Abdoulaye Diop" spikat me arkitekturën e saj ku dallohet nuanca gri dhe kupola e saj katërkatëshe.

Ndërkohë, xhamia e "Kuranit Fisnik" (Noble Qur'an), që gjendet në rrethin Mpal pranë qytetit Saint-Louis, dallohet me minaren e saj katërkatëshe dhe strukturën këndore ndërsa njëkohësisht brenda saj gjendet edhe një qendër edukative.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın