Nazmi Abduramani
29 Shtator 2015•Përditësim: 29 Shtator 2015
SHKUP (AA) - Në praninë e trupit diplomatik, ministrave dhe personaliteteve të shquar të artit dhe kulturës dhe shumë mysafirëve, në organizim të Institutit “Yunus Emre” dhe Ministrisë së Kulturës, mbrëmë në Teatrin e Operës dhe Baletit të Republikës së Maqedonisë u organizua oratoriumi Aşk-ı Nebi (Dashuria ndaj të Dërguarit), raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë rast, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi tha se kjo është hera e parë që organizohet një eveniment i tillë me një performacë kaq të begatë
“Shpresojmë se me këtë performancë të orkestrës dhe të dirigjentit si dhe mysafirëve nga Turqia por dhe të profesorit të nderuar mistikë që do të inkorporohen në këtë natë me interpretimet e tyre të muzikës mistike me instrumente orientale do të begatohet edhe kjo natë dhe ky koncert shumë i rëndësishëm i cili për herë të parë organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Institutit ‘Yunus Emre’”, deklaroi Shehapi.
Mbresa dhe ndjenja vëllazërie të manifestuara nëpërmjet evenimentit kulturor shprehu edhe ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Ömür Şölendil, duke shprehur lëvdata në adresë të organizatorëve.
“Në këtë mbrëmje ishim së bashku në eventin, i cili na e shfaqi vëllazërinë, shoqërinë, bashkëpunimin ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë. Së bashku e shikuam oratoriumin Aşk-ı Nebi. Ky interpretim muzikor përcolli mesazhe të mira, siç është vëllazëria, shoqëria dhe paqja. Për këtë shkak jam shumë kënaqur dhe dua t’i shprehi lëvdata atyre që realizuan këtë shfaqje.
“Yunus Emre”, organizatori i kësaj ngjarje kulturore oratoriumi Aşk-ı Nebi përmes drejtorit Mehmet Samsakçı tha se me gjuhën e muzikalitetit u shfaq jeta e të dërguarit të Zotit.
“Me këtë shfaqje iu dha një mesazh i përbashkët të gjithë qytetarëve të Maqedonisë pavarësisht kombësisë dhe religjionit të tyre. Në tre gjuhë dhe gjuhën universale të muzikës u shfaq jeta e pejgamberit të Zotit, si dhe përjgamberllëkut të tij. Kishte pjesëmarrës të mjaftueshëm dhe ekzekutimi ishte i suksesshëm. Ne edhe më tutje do të vazhdojmë të mbështesim manifestime kulturore të kësaj natyre”, deklaroi
Përmes muzikës mistike dhe recitimit të vargjeve poetike në gjuhën shqipe dhe turke të poetit turk Nurullah Genç si dhe me dirigjim të orkestrës nga Hakan Shensoy si dhe me kompozim të këtij oratoriumi Aşk-ı Nebi nga Fatos Lumani dhe tekstshkrues Artan Asllani u begatua kjo natë madhështore.