Barış Yalçınkaya
17 Prill 2016•Përditësim: 18 Prill 2016
ERZİNCAN (AA) - Piktori İhsan Parlar në qytetin Erzincan të Turqisë që prej 33 vitesh me teknikën e gdhendjes gravure bën portrete mbi pjatat e bakrit, raporton Anadolu agency (AA).
Parlar i cili me teknikën gravur punon mbi pjatat e bakrit fotografinë e dëshiruar në atelienë e tij në Pazarin Nëntokësorë të qytetit Erzincan, në 33 vite ka punuar mbi 20 mijë portrete, ku shumica e tyre i përkasin krerëve shtetërorë dhe politikanëve dhe të cilat bëhen nëpërmjet porosive.
Portretet mbi pjatën e bakrit që Parlar i kryen me teknikën gravure me një përkushtim të përpiktë për 2 deri në 7 ditë sipas madhësisë së kërkuar kanë një interes të madh si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
- Vazhdon profesionin e trashëguar nga babai-
Piktori Parlar për gazetarin e AA-së tha se punimi i portreteve mbi pjatën e bakrit është një profesion i trashëguar nga babai i tij dhe se këtë profesion e vazhdon pa ndërprerje që nga viti 1982.
Parlar ka theksuar ndër të tjera se ai punon vetëm në gdhendjen e portreteve në pjatë bakri dhe se në shumicën e rasteve ai merr porosi për portretet e krerëve shtetërorë dhe të politikanëve.
"Mbi bakër punojmë me teknikën gravur me një kalem prej çeliku që e kemi bërë vetë. Mbi bakër punoj portrete duke i shikuar nga fotografitë. Në përgjithësi porositë janë për portrete të kryeministrave dhe të presidentëve. Mbi pjatën e bakrit kam punuar portrete të porositura nga figura të njohura si Süleyman Demirel, Abdullah Gül, Tansu Çiller, Bülent Ecevit, Alparslan Türkeş, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri Ahmet Davutoğlu" ka pohuar Parlar.
- Ka kërkesa edhe nga jashtë vendit"-
Duke vënë në dukje se ai ka patur porosi edhe nga personalitete shtetërore jashtë vendit Parlar shprehet më tej se: "Kemi patur punime që i kemi dërguar edhe jashtë vendit. Pasi i kemi punuar në bakër punimet e porositura nga Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev, Presidenti i Kazakistanit, një zyrtari nga Kina apo edhe nga vende të tjera si SHBA-ja, Polonia i kemi dërguar këto punime. Kemi porosi dhe kërkesa të cilat pëlqehen nga shumë vende të ndryshme, ne kryejmë artin tonë duke përfaqësuar edhe qytetin tonë Erzincan edhe Turqinë".
Parlar ka shtuar më tej se deri më sot ka punuar mbi 20 mijë portrete mbi bakër dhe se për të mos humbur këtë profesion të trashëguar nga babai i tij ai ka theksuar se këtë teknikë ia ka mësuar edhe 2 fëmijëve të tij.