Tirana, qyteti me dekorin shumëngjyrësh për festat e fundvitit
Për festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës ka zbukuruar rrugët kryesore të qytetit dhe sheshin “Nënë Tereza”, ka planifikuar ta shndërrojë në një hapësirë argëtuese për qytetarët dhe fëmijët në këto ditë të fundit të vitit
Tiranë
TIRANË (AA) - Si në çdo kryeqytet të botës, edhe Tirana në prag të festave të fundvitit ndryshon pamje. Atmosferën festive e kanë sjellë zbukurimet dhe dekori i vënë në qytet nga bashkia e kryeqytetit, por edhe nga vetë qytetarët.
Anadalu Agency (AA) ka realizuar një vëzhgim në zonat dhe sheshet kryesore të Tiranës, ku shikohet pamja ndryshe dhe e zbukuruar e qytetit. Dekori në qytet, dritat shumëngjyrëshe, zbukurimet nga vetë qytetarët në shtëpitë e tyre, shitja e produkteve festive, etj, e shndërrojnë Tiranën në këto ditët të fundit të 2015 në një metropol me një pamje ndryshe nga muajt e tjerë të vitit.
Për festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës ka zbukuruar rrugët kryesore të qytetit dhe sheshin “Nënë Tereza”, ka planifikuar ta shndërrojë në një hapësirë argëtuese për qytetarët dhe fëmijët në këto ditë të fundit të vitit. Për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, Bashkia e Tiranës ka menduar që hapësirën te sheshi “Nënë Tereza” ta kthejë edhe në një ambient festiv, ku qytetarët mund të kalojnë kohën e tyre dhe të argëtohen.
Por edhe qytetarët janë ata që kujdesen për dekorin në qytet dhe lagjet ku ata banojnë, qoftë brenda qytetit, apo edhe në periferi të tij , por sidomos në shtëpitë e tyre, një traditë kjo shumë vjeçare për çdo familje shqiptare.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më parë ka bërë publike idenë e tij për ta kthyer Tiranën në epiqendër të festave për gjithë muajin dhjetor.
Në bashkëpunim me ndërmarrjet e bashkisë janë dekoruar bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Zogu I”, rruga “Myslym Shyri”, Rruga e "Durrësit", Rruga e “Kavajës” dhe pritet që ky dekor akoma të vazhdojë të ndryshojë pamjen e Tiranës.
Nata e ndërrimit të viteve në Tiranë shndërrohet në një atmosferë të madhe festive ku qytetarët me “spektaklin” e fishekzjarrëve mbushin qendrën e kryeqytetit të Shqipërisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.