Selahattin Kaçuru
20 Shtator 2015•Përditësim: 20 Shtator 2015
AGRI/BURSA (AA) - Vendet historike si varri i Ahmedi Hanit, xhamia Eski Beyazit, kështjella e Is'hak Pashës dhe malet Agri, të cilat ndodhen në zonën e Dogubajazitit, pranë kufirit turko-iranian, shpesh përdoren si studio fotografie në natyrë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Dogubayazit për shkak të pozicionit gjeografik mbart karakteristika specifike turke, osmane, selçuke dhe kulturës iraniane. Vendet si kështjella e Is'hak Pashasë dhe Xhamia Eski Bayezit, të cilat ndodhen në maje të kodrës, çdo vit vizitohen nga mijëra turistë. Pikërisht këto vende ofrojnë mundësi unike për të fotografuar.
Në pjesët e këtyre vendeve historike xhirohen shumë filma dokumentarë me tematika historike, katalogë, xhirime për martesë, kurse "modelet" shpesh veshin kostumet tradicionale që kujtojnë kohërat e lashta.
Në maje të malit Agri, që ndodhet pranë Dogubajazit, bora nuk shkrihet kurrë. Ata që arrijnë të ngjiten në majë të këtij mali, mbeten të mahnitur me bukurinë dhe panoramën që ofrojnë malet.
Ekipi i AA takoi fotografin Ozcan, i cili tha se ky është një vend shumë i bukur. "Kemi incizime në verë, gjatë dimrit dhe në pranverë. Kemi vendosur të transferojmë studion tonë këtu. Ne pamë potencialin që ofrojnë këto vende historike. Jo vetëm që të shikohen, por edhe të fotografohen. Vëmendje të veçantë njerëzit treguan në gjashtë muajt e fundit. Ndoshta janë lodhur nga studiot e mbyllura dhe tani duan diçka më ndryshe", tha Mehmet Ozkan, fotograf i cili viziton zonat e Dogubayazitit.