Servet Günerigök
01 Shtator 2023•Përditësim: 05 Shtator 2023
Një statujë bronzi pa kokë, që besohet se portretizon shtetarin romak Marcus Aurelius dhe që dyshohet se është grabitur nga Türkiye, është konfiskuar nga autoritetet amerikane në një muze të Ohios, transmeton Anadolu.
“New York Times” raportoi se statuja aktualisht nuk është duke u ekspozuar në Muzeun e Artit të Clevelandit, pasi ajo është sekuestruar në fillim të këtij muaji sipas një urdhri arresti të lëshuar nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit.
Zyra zbuloi të enjten se sekuestrimi lidhet me një “hetim penal në vazhdim mbi një rrjet kontrabande që përfshin antikitete të vjedhura nga Türkiye dhe të trafikuara përmes Manhattanitit.
Sipas Times, hetuesit nga New Yorku kanë vlerësuar vlerën e statujës pa kokë në 20 milionë dollarë dhe moshën e saj rreth 1.800 vjet.
Autoritetet turke i kanë komunikuar muzeut në Cleveland se statuja, e lartë mbi 190 centimetra pa kokën e saj, është raportuar e vjedhur gjatë viteve 1960 nga një lokacion arkeologjik në Bubon, që ndodhet në Türkiyen jugperëndimore.
Megjithatë, muzeu thuhet se i ka hedhur poshtë këto pohime, duke pretenduar se Türkiyes i mungojnë prova konkrete të vjedhjes, tha Times.
“Mosmarrëveshja e vazhdueshme rreth kësaj çështjeje e ka mbajtur Marcus Aureliusin të ndarë nga vendlindja e tij për një kohë të gjatë”, ka thënë për Times në një deklaratë Zeynep Boz, shefe e Departamentit për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm pranë Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit.
Statuja është planifikuar të transportohet në New York në shtator.