Kulturë

Ena nga Titaniku ekspozohet në muzeun e Istanbulit

Kana prej 22 centimetrash iu dhurua Rahmi M. Koçit, themeluesit të muzeut, nga Omer Koç, kryetar i bordit të Koç Holding, tha muzeu në një deklaratë sot

Aişe Hümeyra Akgün  | 12.04.2023 - Përdıtësım : 12.04.2023
Ena nga Titaniku ekspozohet në muzeun e Istanbulit

Istanbul

Një enë qelqi e përdorur për të shërbyer verë ose ujë nga anija luksoze “RMS Titanic”, e cila u mbyt mbi një shekull më parë në udhëtimin e saj të parë pranë Oqeanit Atlantik Verior, aktualisht po ekspozohet në Muzeun Rahmi M. Koç në Istanbul, raporton Anadolu.

Kana prej 22 centimetrash iu dhurua Rahmi M. Koçit, themeluesit të muzeut, nga Omer Koç, kryetar i bordit të Koç Holding, tha muzeu në një deklaratë sot.

Prodhuar në fillim të shekullit të 20-të nga John Grinsell dhe Sons of Birmingham, kana iu prezantua punonjësve të White Star Line në prill 1912 për të përkujtuar provat e udhëtimit të Titanikut.

E nisur nga Southamptoni i Mbretërisë së Bashkuar për në New York të SHBA-së më 10 prill 1912, anija u përplas me një ajsberg në Oqeanin Atlantik Verior më 15 prill të po këtij viti dhe u fundos.

E regjistruar si “anija më e madhe me avull e pasagjerëve në botë", rrënojat e Titanikut u gjetën në vitin 1985.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın