Kulturë

Gratë e popullit Karen, gratë me qafën më të gjatë në botë

Një grua e popullit Karen mban mesatarisht 20 unaza me peshë 10 kilogramë gjatë gjithë jetës së saj

Ajdin Aliji  | 11.12.2024 - Përdıtësım : 12.12.2024
Gratë e popullit Karen, gratë me qafën më të gjatë në botë Foto: Harun Özalp / AA

Shkup

Gratë e popullit Karen që jetojnë në fshatrat në rajonin Chiang Rai të Tajlandës kanë titullin e grave me qafën më të gjatë në botë me unazat prej bronzi që mbajnë në qafë, raporton Anadolu.

Një grua e popullit Karen mban mesatarisht 20 unaza me peshë 10 kilogramë gjatë gjithë jetës së saj.

Këto unaza të rënda prej bronzi shtrembërojnë formën e trupit duke shtypur shpatullat me kalimin e kohës, duke e bërë zonën e qafës deri në 3 herë më të gjatë se një person normal.

Unazat fillojnë të vendosen në qafën e fëmijëve që nga mosha 5-6 vjeçe dhe numri i unazave rritet çdo vit.

Kayanët janë një nëndegë e popullit Karen të Kuq, i njohur gjithashtu si Karenni. Ata janë të etnisë tibetiane-birmaneze. Pas trazirave në Mianmar në fund të viteve 1990, shumë fise Kayan kaluan kufirin tajlandez dhe u vendosën në Tajlandë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın