Hapet "fshati i smurfëve" në Bruksel, tërheqës për vizitorë të ndryshëm
Fotoreporteri i Anadolu-t kapi pamjet mahnitëse nga brenda ku shihen familjet me fëmijët e tyre duke eksploruar zonën
Shkup
Fshati i smurfëve me përmasa reale u hap për vizitorët në "Expo Center" në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton Anadolu.
Me efekte të ndryshme speciale dhe pajisje teknologjike, vizitorët përjetojnë jetën e tyre të përditshme duke u përzier me smurfët në një mjedis ku e ndjejnë veten në të njëjtën madhësi si smurfët.
Hapet "fshati i smurfëve" në Bruksel, tërheqës për vizitorë të ndryshëm https://t.co/ltGdos8ZEG pic.twitter.com/Dc8W1VSLcL
— Anadolu Shqip (@aa_albanian) October 26, 2024
Përvoja smurf është një udhëtim në botën e smurfëve, me 9 zona të ndryshme, inovacione ndërvepruese dhe 75 minuta eksplorim.
Fotoreporteri i Anadolu-t kapi pamjet mahnitëse nga brenda ku shihen familjet me fëmijët e tyre duke eksploruar zonën.
Të gjithë i njohin smurfët. Njerëzit e vegjël blu (Les Schtroumphs në frëngjisht) u shfaqën për herë të parë në revistën "Spirou" në vitin 1958. Ata u shpikën nga ilustruesi i Brukselit, Pierre Culliford gjatë një ushqimi me një karikaturist tjetër në bregdetin belg.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.